menu

Ndryshon kreu, ja çfarë gjeni në “Top 5” këtë javë


Ora: 13:06 Datë: 25/01/2021

Klasifikimi i “Top Awards” ka ardhur me ndryshime të mëdha këtë javë sa i përket kreut por jo vetëm.

Ndryshe nga një javë më parë, kur vendin e parë e mbante “Phantom” e Butrint Imerit, këtë javë është “remake” i Elio Deejay i këngës “Nale”, kënduar nga Adriano, kënga që ka mposhtur Butrintin, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Vendi i dytë është gjithashtu një surprizë pasi Boocky Dj dhe Art Abazi kanë mundur të ngjiten me dy pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në zonën e nxehtë të listës me këngën “Ndoshta ke harruar emrin tim”.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohen në vendin e parë, “Phantom” e Butrint Imerit ka humbur dy pozicione, duke u renditur në vendin e tretë.

.Alban Skënderaj ka arritur të futet në “Top 5” këtë javë me këngën “Jolie”, e cila ka debutuar javën e kaluar në vendin e 10-të

“Top 5” këtë javë mbyllet me një talent të ri dhe është pikërisht Sardi dhe kënga e tij “Syte”, e cila është shndërruar menjëherë në një ndër këngët me të preferuara të momentit.

Sa i përket hyrjeve të reja, ato nuk kanë munguar edhe këtë javë pasi dy projekte i janë bashkangjitur listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.