Nëse ju kanë ardhur në ‘majë të hundës’ këngët e dashurisë, ja ku po ju sjellim një lajm të mirë. Muma dhe Elinel janë bërë bashkë për të sjellë një këngë për tradhëtinë. E nëse edhe kjo nuk jua mbush mendjen, nuk e dimë se çfarë do ta bëjë.

Projekti i tyre titullohet “Për tradhëtinë” dhe i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” këtë javë duke u pozicionuar në vend të 100-të të renditjes. Edhe pse një pozicionim jo i mirë ky, me gjasë që javën që do vijë do të ndryshojë, bazuar dhe në tematikën e kësaj kënge.

E kush nuk do të donte të dëgjonte një këngë mbi tradhtinë, në krahasim me këngët klishe të dashurisë që janë të shumta. Ky projekt i dyshes mund të cilësohet tani pa frikë si himni i tradhëtisë. Ja që Muma dhe Elinel krijuan këngën perfekte dhe goditën në shenjë.

Tani nëse do të doni që t’i thoni dikujt: “Për tradhëtinë urime”, ja ku e keni himnin perfekt. Po jua lëmë juve në dorë për ta gjykuar për më shumë.