Padyshim që Elinel, emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari, është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe i preferuar tek publiku, pavarërësisht se çfarë moshe kanë ata. Së fundmi, artisti i njohur i rrymës rap, ka prezantuar albumin e tij të ri të titulluar “Gur”.

Ky album përmban gjithsej 19 këngë, ku vetëm një vjen si bashkëpunim me Alban Skënderajn, e pjesa tjetër janë të gjitha projekte solo. Si një tekstshkrues shumë i talentuar, edhe në këto projekte Elinel ka trajtuar tema të ndryshme.

Në këtë album të tij nuk kanë munguar dedikime për familjen, babanë, vajzat, rininë e po ashtu shumë çështje të tjera. Megjithatë, mes 19 këngësh të albumit, njëra prej tyre ka arritur që të rrëmbejë zemrat dhe votat e publikut.

“Sandra Jump” është kënga që i bashkohet klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Elinel që nga fillimi ka hyrë në treg me një stil të veçantë që dallon dukshëm në treg.

Padyshim që kjo reflekton edhe në albumin e tij të ri. “Sandra Jump” pozicionohet në vend të 61-të të listës për këtë javë.