Rina Balaj, e cila së fundmi është rikthyer nga një pauzë e shkurtër nga muzika, ka ardhur me një bashkëpunim të ri. Artistja ka vendosur që të bashkojë forcat me reperin e njohur Elinel për projektin e saj të fundit.

“Du” mban titullin hiti i tyre i ri që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt ka sjellë në një frymë mjaft të veçantë, por njëkohësisht edhe ndryshe këta dy artistë.

Si Rina dhe Elinel janë treguar gjithmonë kreativë në projektet e tyre, si nga ana vizuale po ashtu edhe në vargjet e këngëve. Videoklipi i këngës “Du” është shumë i veçantë, duke ofruar një përvojë të pasur vizuale, i cili kap menjëherë vëmendjen e publikut.

Nga ana tjetër, Elinel sjell një stil unik, të cilin e ka kultivuar gjatë viteve si një nga reperët më të dalluar në tregun muzikor. “Du” është pritur mjaft mirë nga publiku, të cilët e kanë pozicionuar në vend të 87-të të listës për këtë javë.