Nuk ka diskutim që “Pa ty”, bashkëpunimi mes Dafinës, Muma-s dhe Cricket pati një sukses të jashtëzakonshëm. Kënga fillimisht, u publikua vetëm nga Cricket dhe Muma me po të njëjtin titull dhe rezultoi shumë e pëlqyer nga publiku duke numëruar shumë klikime.

Mirëpo ‘remix-i’ i sjellë një muaj më vonë së bashku me Dafinën, padyshim që mund të themi se ishte një nga këngët më të bukura të verës së kaluar. E gjitha kjo falë prekjes magjike që Dafina i solli këngës, ashtu siç bën në çdo projekt që ajo realizon.

E pas suksesit të padiskutueshëm të “Pa ty”, dyshja na dhuruan një tjetër hit. “Dashni” ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe deri më tani ka rrëmbyer zemrat e të gjithë publikut.

“Dashni” është votuar nga dëgjuesit për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List” duke u renditur në vend të 10-të. A do ta tejkalojë ky projekt suksesin e “Pa ty”? Na mbetet të presim e ta zbulojmë.