Dy artistët e njohur dhe të dashur, Lluni dhe Elinel, kanë publikuar këngën e tyre të re “Rap Chat Gpt”. Projekt ky i cili ka bërë bujë aë në momentet e para të publikimit dhe është pritur mjaft mirë nga fansat.

Ky bashkëpunim i këtyre dy reperëve kaq të suksesshëm arriti që të na tërhiqte menjëherë vëmendjen. “Rap Chat Gpt” është votuar shumë nga fansar e dyshes të cilët e kanë pozicionuar këngën në vend të 35-të të klasifikimit të “The Top List”.

Elinel dhe Lluni kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe kjo këngë është një tjetër produkt i suksesshëm i tyre. Teksti i këngës dhe stili i tyre i shfaqjes ka sjellë reagime pozitive dhe komente nga dëgjuesit dhe fansat e tyre, duke e cilësuar si tjetër nivel.

Me këtë këngë, Elinel dhe Lluni tregojnë pse janë ndër artistët më të njohur dhe më të respektuar në skenën e muzikës rap shqiptare, duke shfaqur edhe një herë talentin dhe aftësinë e tyre në krijimin e muzikës që ka impakt në publik.  Kjo këngë, e interpretuar në formën e një dueti, ka një ritëm tërheqës dhe interesant që ka rrëmbyer zemrat, duke sjellë një tjetër frymë në skenën muzikore.