menu

Ja “ndryshimet” e Top 5 këtë javë!


Ora: 19:53 Datë: 20/09/2021

Përsëri shumë pak ndryshime edhe këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Disa projekte nuk kanë ndryshuar pozicionim e disa të tjera janë rritur ndjeshëm në renditje. Ajo që bie më së shumti në sy është pozicionimi i këngëve në “Top 5”.

Edhe këtë javë froni ka shkuar për “Llafe Llafe”. Një projekt nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son. E mesa duket ky bashkëpunim po vazhdon të korri suksese, tanimë, jo si një projekt veror, por që po na ndjek edhe gjatë vjeshtës.

Ajo që surprizoi në fakt ishte vendi i dytë në renditje. “Dilem Jasht” nga Lyrical Son dhe Mc Kresha është rritur me plot 26 vende nga java e kaluar. Ky projekt ka 9 javë në klasifikim, por ky ishte pozicionimi më i lartë që ka arritur ndonjëherë.

E ndërkohë që “Dale” është pozicionuar në vend të tretë për këtë javë, me vetëm 1 pozicionim më poshtë se java e kaluar, vendi i katërt dhe i pestë nuk ka ndryshuar fare. Përkatësisht, bashkëpunimi i Soni Malaj dhe Bennito, “Pak si…” në vend të 4-të dhe “E di” nga Elvana Gjata dhe Yll Limani në vend të pestë. Të dy këto projekte nuk kanë ndryshuar nga java e kaluar.

E ndërsa klasifikimi i kësaj jave pati sa të papritura dhe surpriza, na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë na ka rezervuar e shtuna që vjen.