Padyshim që deri më tani projektet verore kanë qenë shumta dhe kanë rezultuar shumë të pëlqyeshme për publikun. Nga këngët melankolike deri tek ato më ritmike, ja cilat kanë qenë këngët që kanë kryesuar në ‘fron’ të klasifikimit në “The Top List”.

Ledri Vula – Don Mo 

Kënga “Don Mo” nga Ledri Vula duket se pati shumë sukses që në momentin e parë të publikimit të tij. Ky projekt ka qendruar për dy javë në vend të parë të klasifikimit. Momenalisht ama, duket se kjo këngë i ka lënë vendin disa projekteve të reja të verës. “Don Mo” aktualisht renditet në vendin e 25-të.

Dafina Zeqiri – Japa

“Don Mo” u pasua nga Dafina Zeqiri me këngën e saj të titulluar “Japa”. Ky projekt u pëlqye shumë nga fansat e këngëtares, por momentalisht renditet në vendin e 33-të.

Cricket x Dafina Zeqiri x Muma – Pa Ty

Mbase projekti më i bujshëm i momentit ishte pikërisht “Pa Ty” e sjellë nga Cricket, Dafina Zeqiri dhe Muma. Kjo këngë vazhdon të dëgjohet njësoj si në çastin e parë të publikimit të saj, për të mos thënë edhe më shumë. “Pa Ty” vazhdon të mbetet në preferencat e publikut dhe renditet në vendin e 14-të tashmë.

Elvana Gjata – Loti 

Kënga “Loti” nga Elvana Gjata duket se arriti të ‘thyente shumë zemra’. Me një sukses të madh prej kohësh tashmë, ky projekt duket se nuk po zbret nga “Top 5”. “Loti” tashmë renditet në vendin e 4-të në “The Top List”.

Bruno ft. Flori Mumajesi & Klajdi Haruni – Nina

Arritëm tek vendi i parë momentaisht. “Nina” e sjellë nga treshja e artistëve Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, pati një sukses dhe u pëlqye shumë nga publiku që në momentin kur u lançua. Ky projekt ja arriti që të vendosej në “Top 5” edhe pse në atë kohë ishte ende një hyrje e re në klasifikim. “Nina” qendron në ‘fron’ prej 2 javësh tashmë.