menu

Gocat sërish në krye. Kejsi mban vendin e parë ndersa Besa ngjitet në vendin e dytë


11:43 25/11/2018

Në një sondazh të kryer në faqen zyrtare të “Top Awards”, ku ndjekësve iu është drejtuar pyetja nëse është e vërtetë kohët e fundit artistet femra kanë prodhuar muzikë më të bukur se artistët meshkuj, rezultati ka qënë “Po”.

Këtë rezultat të sondazhit e ka vërtetuar më së miri klasifikimi i kësaj jave i cili kryesohet sërish nga artistet femra. Sikurse edhe javën e kaluar, vendi i parë i përket versionit akustik të këngës “U Rritem”, kënduar nga Kejsi Tola. Fansat e këngëtares po e shijojnë pafund këtë version të këngës, duke bërë kështu që kënga të mbajë vendin e parë.

Fansat e Besës nuk janë dorëzuar aspak edhe këtë javë. Ndërkohë që nga java në javë, ata e kanë ngjitur “Amor” sa më në majë të listës, këtë javë ata e kanë futur artisten në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke e pozicionuar në vendin e dytë.

Ndërsa vendi i tretë vazhdon t’i përkasë prurjes më të re të Butrint Imerit, “Kush?”, sikurse edhe javën e kaluar.

Ndryshe nga java e kaluar që ka patur 7 prurje të reja, këtë javë vetëm një këngë është bërë pjesë e “The Top List” dhe bëhet fjalë për këngën më të re të Tayna “Pow Pow”, e cila pozicionohet në vendin e 71-të.