Kejsi Tola është një ndër artistet më të dashura për publikun dhe me zërin më të veçantë. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Kejsi ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca prej vitesh.

Vetëm një javë më parë Kejsi Tola publikoi albumin e saj “Luminous” i cili përmbante pesë këngë. Promovimin e këtij albumi, këngëtarja e bëri me partner mediatik Top Channel dhe i gjithë ky koncert u transmetua më 23 prill njëkohësisht në Top Channel dhe Top Albania Radio në një “A Live Night Special”.

Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë. Nëse më herët u njohëm vetëm me një prej këngëve të albumit që hyri në listë pak para publikimit të plotë të albumit, këtë javë u njohëm dhe me katër projektet e tjera.

Performancat e këngëve të publikuara nga koncerti i saj si: “All Night”, “One Night in Barcelona”, “Distaction” dhe “Do Me Like That” bëhen pjesë e “The Top List” për këtë javë. “What you want” renditet në vend të katërt për këtë javë, “All Night” në vend të 10-të, “One night in Barcelona” në vend të 18-të, “Distraction” në vend të 18-të dhe “Do me like that” në vend të 28-të.