Butrint Imeri është një artist që është tepër aktiv, duke prodhuar projekte të njëpasnjëshme muzikore për të qënë sa më pranë fansave të tij. Gjatë kësaj jave, Butrinti ka arritur të futet në klasifikim me prurjen e tij më të re muzikore, e cila ndryshe nga këngët e mëparëshme ka patur një debutim zhgënjyes në “The Top List”. Por ndërkohë që është futur me një këngë, ai është larguar me dy të tjera.

Butrinti Imeri mbetet jashtë “The Top List” me “Xhanem” dhe “Ma Cherie”

“Xhanem” është një nga këngët që ka mbetur jashtë “The Top List”, duke mos marrë votat e mjaftueshme nga ana e publikut. E publikuar në dhjetorin e vitit 2017-të, kjo këngë ka qëndruar në klasifikim plot 78 javë. Edhe pse javën e kaluar “Xhanem” renditej në vendin e 23-të, kjo java ka rezultuar fatale, duke u larguar përfundimisht nga lista zyrtare e “Top Awards”

Sa i përket këngës “Ma Cherie” edhe ajo nuk ka mundur të marrë votat e duhura që të vazhdojë qëndrimin në “The Top List”. Publiku e ka mbështetur dhe votuar këtë këngë për 56 javë rresht, duke e renditur në pozicionet më të mira të listës por duket se pas një viti publikim, fansat janë lodhur dhe duan të shijojnë muzikën e re të Butrintit.

Nëse këto këngë do të rikthehen sërish në listë, kjo varet nga votat e publikut.