Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës pop për publikun shqiptar. Këngët e tij këtë sezon veror kanë qenë mjaft të pëlqyera dhe kjo vihet re edhe nga miliona klikimet që merr në YouTube.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari është komentuar nga disa fansa teksa performoi në skenë së bashku me një fansen e tij me aftësi të kufizuara. Kënga e tij e publikuar para disa muajsh “Cigaren”, e cila numëron mbi 41 milionë klikime në YouTube u kthye në himnin e natës së djeshme, ku fansat dukeshin mjaft të emocionuar duke kënduar së bashku me të.

Butrint Imeri e postoi këtë pjesë të shkëputur nga koncerti në Instastory, që e shoqëroi me një emoiji zemre. Por në rrjetet sociale kjo situatë është komentuar si një ‘kopjim’ i veprimit që këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli hodhi para pak ditësh në Instagram-in e tij.

Rikujtojmë se, Luizi para se të fillonte koncertin takoi një nga fansat e tij me aftësi ndryshe dhe këtë e ka bëre me dije një nga fanepage-t e tij në Instagram, teksa poston një video të këngëtarit më fansin e tij. Poshtë videos shkruan:

Ky është Denisi… Duke qenë se ishte deri diku e pamundur ta takonte gjatë koncertit, Luizi është nisur herët drejt Shkodrës vetëm të mund t’ia plotësonte këtë dëshirë Denisit.

Krahas postimit janë bashkangjitur disa simbole një me sytë me lot, një zemër të kuqe dhe një duartrokitje. Kujtojmë se Luizi së fundmi ka lançuar dhe këngën e tij më të re “Dedikim” që ia ka kushtuar Kiarës, bashkëshortes së tij.