Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore. Padiskutim që këngët e tij pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti duket se ka mbaruar tashmë pushimet dhe ka nisur punën për sezonin e ri duke punuar për projektet e reja muzikore. E duket se nuk do të presim shumë nga publikimi i këngës së tij të re.

Vetëm pak më parë, artisti ka postuar një foto nga studioja muzikore, ku dhe ka paralajmëruar se do të jetë një mega hit. Na mbetet veçse të presim.