Për herë të parë ka nisur rrugën në muzikë në moshën 6-vjecare, në një konkurs për fëmijë “Gjeniu i vogel 1”. Performancat e tij në “X Factor 2” e bënë më të dashur për publikun. Nga aty nisi karrierën e tij “solo” dhe projekti i tij debutues ishte “Me shikon nga lart”, një e cila zbuloi më së miri vokalin e tij të ëmbël.
Sardi ka vijuar me publikimin e disa videove muzikore, madje ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme.
Pas një periudhe pause ose eksperimentimi në studio sic ai vetë shprehet, ai u rikthye fuqishëm në vitin 2019-të me këngën “E pash un djallin”, në bashkëpunim me Arnon. Më pas publikoi një bashkëpunim me Killua, këngën “Hana” që menjëherë pati impakt tek publiku, duke u komentuar për fryëm e re që ajo solli në muziken shqiptare por gjithashtu edhe për stilin e videove. Artisti zgjedh të mos jetë pjesë e klipeve muzikore, duke i kushtuar më shumë rëndësi notave muzikore sesa pamjes vizive.
“Pushtet” ësthë një tjetër këngë mjaft e sukesshmë e Sardi, e cila u prit mjaft mirë nga publikuu dhe kjo për shkak të tematikës që ai kishte zgjedhur.
Së fundmi Sardi solli këngën e tij “Ka me t’ba me kajt” në Fest 59, ku u vlerësua me cmimin e dytë.
Tashmë Sardi po përgatitet për vitin 2021-të dhe shprehet se nuk do ndalet. Projektet e tij ne vazhdim do fillojne te lancohen nga muaji Shkurt i ketij viti, e deri ne fund te vitit, ai ka premtuar 4 kenge per publikun.