“Dancing With The Stars” zbuloi spektaklin e mbrëmjes së kaluar një anë tjetër të artistëve që shpesh kanë refuzuar t’ia transmetojnë publikut. Sardi Strugaj rrëfeu vitin më të vështirë të jetës, e cila përkon me pandeminë e COVID-19, që preku të gjthë botën. Ai tregoi se ka humbur burrin e tezes ose siç e quan ndryshe babain e dytë, pasi është rritur në familjen e tezes së tij.

Vendosa të zgjedh një vit që më ka lënë shumë gjurmë. Ka qenë viti 2020, i pandemisë. Duhet të mbaje distancë me familjen që t’i ruaje ata. Unë mund të them që jam rritur nga dy familje. Njëra biologjike, por unë mund të them që jam rritur nga tezja ime dhe familja e saj. Sa herë më pyesin që sa motra ose vëllezër ke, i them kam një motër biologjike dhe një motër e vëlla jo biologjikë. Viti i pandemisë na afroi shumë, por nuk e dija që ky do të ishte viti i fundit që do ishim bashkë. Për një muaj e gjysmë kemi qenë bashkë. Më vonë do e kuptoja që një anëtar i familjes do të humbte jetën tragjikisht. Kjo do të ishte periudha e fundit që do të mbanim mend kaq të lumtur bashkë. Burri tezes humbi jetën në një nga ekspeditat e tij në mal, ai ishte alpinist. Ka qenë tronditja më e madhe e jetës sime. Vërtet që kam babain, por ai ishte babi im i dytë. Ndonjëherë në përditshmëri i marrim si të mirëqenë familjarët tanë, por ajo tregoi që kohët e vështira kalohen me familjen.

Menjëherë pas përfundimit të klipit Sardi dhe Ensa kërcyen jive këngën “I’ll be there for you”, hitin e serialit “Friends”. Megjithëse rrëfimi ishte prekës, këtë mbrëmje ai nuk arriti të realizojë një performancë të mirë. Juria mbeti e pakënaqur me performancën e tij.