Kjo natë e “Dancing with the Stars” ishte mjaft ndryshe nga të tjerat duke qenë se në çdo performancë duhet të ishin tri balerinë. Sardi dhe Ensa kanë ardhur shumë sensual në një foxtrot, të shoqëruar nga balerina Frenki, nën muzikalitetin e këngës së tij.

Olta nga ana tjetër u shpreh se më shumë sesa një bishë, Sardi sot ishte një princ dhe do të donte shumë ti këndonte një këngë. Artisti nuk ka hezituar, duke nisur të këndojë live këngën e tij. Për të qëndruar tek muzika, kërshëri në medie ka ngjallur tërheqja e këngëtarit nga Festivali i Këngës. I pyetur rreth kësaj çështje, Sardi u shpreh se është një çështje personale të cilën do ta sqaronte në kohët në vijim.

Artisti u shpreh si në poshtë:

 Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të thoshja një fjalë gabim, por do ta sqarojmë në kohët në vijim. Kemi kohë. Unë falenderoj Top Channel për mbështetjen.