Vetëm pak pasi solli “Boshatisur”, një projekt zemre që menjëherë mori të gjithë dashurinë e publikut, Sardi Strugaj duket se nuk ka të ndalur. Pak ditë më parë artisti publikoi “Ndoshta ti je mirë”, këngë e cila hyri në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Ky projekt i Sardit është një nga dy hyrjet e reja të javës në listë, së bashku me “Zemër e helmuar” nga Xhensila. “Ndoshta ti je mirë” është pozicionuar menjëherë në Top 10, e më saktësisht në vend të nentë.

Me hyrjen e këtij projekti të ri në listën e Top Awards, ka dalë një tjetër këngë e Sardit. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij me Marsela Çibukaj, “Deti”.

“Ndoshta ti je mirë” ka gjetur menjëherë rrugën drejt zemrave të publikut, ashtu si çdo këngë e artistit. Pë një gjë jemi të sigurtë, Sardi nuk zhgënjen kurrë me krijimet e tij.