Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte këngëtari i njohur Sardi Strugaj.

A ka ndonjë peng Sardi për vitin 2023?

Ia dola që shkova në finalen e “DWTS” dhe jam i lumtur që Erisa është kthyer dhe mund të kërcejë. Performanca jonë është pëlqyer shumë, e kemi shijuar si një shfaqje tonën jo si konkurrent kështu që nuk besoj se kam peng.

A do të bëhejj pjesë Sardi e edicionit të tretë të “BBV”?

Është një emision që e kam ndjekur dhe vitin e parë edhe vitin e dytë. E pëlqej, është një eksperiment social por nuk e shoh shumë veten sepse jam natyrë që e dua lirinë, pjesën e familjes dhe shoqërisë ta kem afër. Edhe gjatë “DWTS” konsultohesha me ta. Kjo është e sigurt që do të ketë muzikë të mirë, do të publikoj një këngë të re, më pas një këngë të dytë, më pas edhe bashkëpunimi me Semi Jaupajn.