menu

Killua

#Bio

Killua & Sir-A, emri i vërtetë i të cilit është Aris Demaj, është një djalë 22-vjeçar. Projekti i tij i parë muzikor ka qënë, “Ndjenja Blu”, i cili është një përzierje mes hip-hopit dhe rrymës “Blues”.

Kjo këngë, edhe pse e përzier me nuanca komerciale, brenda saj trajton probleme të shoqërisë shqiptare si për shëmbull: martesat e vajzave që në moshë të re, paragjykimet karshi njerëzve që kanë banuar dhe banojnë në fshatra apo vende malore.

Pas këtij projekti, Killua solli një bashkëpunim të suksesshëm me Arnon, “Te Molla”, e cila rezultoi tepër e pëlqyer për publikun shqiptar, një ripërpunim i këngës së vjetër “Aishe”.