Killua është padyshim një artist shumë ndryshe dhe shumë unik. Ndryshe nga shumë të tjerë në vendin tonë përcjell mesazhe shumë të fuqishme me anë të teksteve të tij.

Ai është padyshim një nga artistët më premtues dhe të talentuar të tregut tonë muzikor. Krijimet e tij janë projekte që nuk na ndodh t’i shohim rëndomë tek të tjerë.

Prej pak kohësh ai kishte paralajmëruar diçka të madhe që pritej të vinte së shpejti. E fansave të Killua mezi po prisnin perlën e tij të radhës.

Momenti i duhur më në fund erdhi! “S.A.D” mban titullin projekti i tij që si gjithmonë sjell me vete dhe gjithë unikalitetin e tij.

Killua nuk ndalon së na surprizuari, dhe kjo ndoshta është pak të thuhet. ”S.A.D” është renditur në vend të 13-të për këtë javë dhe pritshmëritë janë të larta.