Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Një mbrëmje e mbushur me miq e dashamirës të Top Albania Radio-s dhe me njërëzit që kontribuojnë çdo ditë për të sjellë suksesin e saj gjithnjë e në rritje. Sigurisht nuk munguan as yje të botës së ekranit dhe të çdo fushe.

Killua ishte i pranishëm gjithashtu në mesin e artistëve të tjerë. Një artist unik në stilin e tij që ka sjellë gjithnjë diferencën në tregun muzikor shqiptar, ja çfarë tha ai për TAR…

Cilat janë emocionet e para që je pjesë e kësaj mbrëmje për 25-vjetorin e Top Albania Radio-s?

Unë jam rritur me Top Albania Radio-n. Ajo ka qenë ndër radiot e para që kam dëgjuar. I kemi ndjekur shumë produkte që janë promovuar nga Top Albania Radio, që janë këngët e mira me të cilat jemi rritur ndër vite. Është ndër radiot më inovative, më të bukura dhe më të freskëta.