Killua është padyshim një nga artistët më unik në tregun shqiptar. Një artist me një stil mjaft të veçantë dhe projekte që nuk na ndodh t’i shohim tek të tjerë.

Killua nuk zhgënjen kurrë me projektet e tij, duke u siguruar që të sjellë çdo herë një frymë ndryshe dhe speciale. Artisti arrin që gjithmonë të bëjë fansat të kërkojnë gjithnjë e më shumë këngë nga ai dhe të mos mungojë kurrë në treg.

Ajo që e veçon Killuan nga të tjerët është qasja e tij ndaj të kënduarit rap. Nuk na ka ndodhur kurrë më parë që një reper në këngët e tij të mos përfshijë drogën, seksin apo dhunën. Por Killua është i pari.

Një tjetër nga veçoritë e tij është teksti aq filozofik, por njëkohësisht edhe shumë përfshirës me situatat aktuale dhe që prek të gjithë dëgjuesit. Ajo që mund të themi është që Killua ka ndryshuar lojën e rrepit dhe është i vetmi artist deri më tani që po ecën kundër rrymës.

Këtë e pamë dhe tek projekti i tij i fundit “Qytetin”. Jo pa qëllim këtë javë zuri vendin e pestë në “The Top List”.