Aris Demaj, apo Killua siç njihet me emrin e tij të artit, është një nga artistët më premtues dhe të talentuar të tregut tonë. Killua është padyshim një artist shumë ndryshe dhe shumë unik, që ndryshe nga shumë të tjerë në vendin tonë përcjell mesazhe shumë të fuqishme me anë të teksteve të tij. 

Artisti nuk është ndalur përsa i përket projekteve. Killua së fundmi ka sjellë albumin e tij “Rrno për me tregue” frymëzuar nga vëllimi i librave të At Zef Pllumi, album i cili përmban 8 këngë. Veç këngëve të albumit të cilat vijnë me mesazhe të fuqishme ajo që spikat është dhe kopertina e albumit.

Pak pasi ai na prezantoi me “Qytetin”, tani radhën e ka një tjetër perlë, ashtu si vetëm ai di të krijojë. Projekti i tij më i ri mban titullin “PMW”, një tjetër këngë po aq e veçantë sa të tjerat, ku tregohet edhe njëherë fokusi tek jeta urbane. “PMW” e ka renditur Killuan në vend të 20-të për këtë javë.