menu

Kejsi Tola

#Bio

Kejsi Tola ka lindur më 2 Maj 1992 në Tiranë. Ajo nisi të merrej me muzikë në moshën 11-vjeçare, ku mori pjesë në talent-show “Zërat e Rinj të Shqipërisë”, duke fituar vendin e parë. Ajo ka qënë gjithashtu dy herë fituese e “Zërave të Rinj të Shkodrës”.

Në moshën 16-vjeçare ajo mori pjesë në konkursin “Ethet”, ku fitoi vendin e parë, pas dy muajsh garë. Në 2009-tën ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” me këngën “Me merr në ëndërr”.

Më pëlqen të këndoj dhe është shumë e rendësishme për mua. Muzika më jep një forcë të brendshme, të cilën nuk mund ta tregoj në jetën time të përditshme, por del vetëm në skenë“, shprehet Kejsi.