Këngëtarja shqiptare Kejsi Tola ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e saj muzikore. Ajo organizoi një event madhështor për promovimin e albumit të saj me titullin ”Luminous”. Ky koncert inovator u mbajt mes miqsh dhe personalitetesh të medias dhe muzikës. Në këtë event nuk munguan dashamirësit e Kejsit dhe ata që e kanë mbështetur në çdo hap.