Kishte kaluar një periudhë e gjatë që kur Kejsi Tola kishte qenë pjesë e “The Top List”. Por tashmë, pas suksesit të albumit të saj “Luminous”, Kejsi është rikthyer sërish me një projekt të ri muzikor. 

Ka kaluar 1 vit që nga eventi madhështor i prezantimit të këtij albumi, i cili rezultoi mjaft i bujshëm. “Luminous” mbante gjithsej 5 këngë, “What You Want”, “Do Me Like That”, “One Night In Barcelona”, “Distraction” dhe “All Night”, të cilat Kejsi vendosi që të t’i sillte në gjuhën angleze.

Tashmë këngëtarja i ka dhënë fund kësaj pauze duke sjellë këngën e saj më të re, këtë herë në shqip. “Për ty” mban titullin projekti që e ka rikthyer atë në “The Top List”.

Vetëm disa ditë më parë, këngëtarja Kejsi Tola ka festuar ditëlindjen në një festë bashkë me miqtë e saj të zemrës. Kejsi kishte rezervuar një surprizë të veçantë për të ftuarit e saj specialë pasi lançoi këngën më të re, “Për Ty”.

Një rast i veçantë që u ndoq nga dy gëzime në një ditë. “Për Ty” e pozicionon atë në vend të 22-të për këtë javë.