Këngëtarja shqiptare Kejsi Tola ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e saj muzikore. Ajo organizoi javën e kaluar një event madhështor për promovimin e albumit të saj me titullin ”Luminous”.

Ky koncert inovator u mbajt mes miqsh dhe personalitetesh të medias dhe muzikës. Në këtë event nuk munguan dashamirësit e Kejsit dhe ata që e kanë mbështetur në çdo hap.

“Luminous” përmbante pesë këngë të cilat tashmë janë ndërkombëtare të prodhuara në Francë, Itali dhe Spanjë. Koncerti i mbajtur nga artistja rezultoi në një sukses të vërtetë dhe këtë e dëshmuan të gjithë të pranishmit.

Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:00. Kejsi ka ardhur dhe me një reagim për të falenderuar ata që kontribuan në këtë projekt:

LUMINOUS is OUT! Ky është fillimi i një prej udhëtimeve më të bukura që kam pasur në gjithë karrierën time! Falminderit Ledion Liço që besove në ëndrrën time dhe e bëre këtë eksperiencë unike! Dua t’ju falenderoj ju që ishit prezenr dhe ju që më keni shkruar pafund! Faleminderit për dashurinë! I jam falenderuese të gjithë atyre që suportuan dhe besuan në këtë projekt!