Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë. Kjo suprizë është pikërisht lançimi i një albumi të ri, titulluar “Luminous”, të cilin këngëtarja e kishte paralajmëruar më herët.

Promovimin e këtij albumi, këngëtarja po e bën me partner mediatik Top Channel. I gjithë ky koncert do të transmetohet më 23 prill njëkohësisht në Top Channel dhe Top Albania Radio në orën 20:05. Teksa këngëtarja duhet thënë se na ka munguar me projekte të reja, tani do kompesohemi për këtë pritje të gjatë. Mezi presim të zbulojmë në shumë se çfarë ka rezervuar Kejsi për ne.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Të pesë këngët janë tashmë ndërkombëtare nisur edhe nga vetë prodhimi i tyre. Ato janë prodhuar në Francë, Itali dhe Spanjë.

LUMINOUS është projekti të cilit i jam dedikuar për më shumë se dy vite dhe arsyeja që më ka mbajtur pak larg prej jush. Ky është albumi im i parë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë bashkëpunim me skenën ndërkombëtare.