Alban Skënderaj e ka nisur 2023 me këmbën e djathtë. Duket se ky do të jetë një vit mjaft i suksesshëm për artistin.
Albani e ka nisur vitin 2023 duke rrëmbyer fronin e ”The Top List”. Kjo është java e tretë radhazi që projekti i tij ”Mbretër pa kurorë” renditet në vend të parë të listës duke rezultuar si më i votuari i publikut.
Pikërisht për këtë arsye parashikohet se viti do të jetë mjaft i mbarë për të, duke paraprirë çdo sukses të artistit. E në fakt edhe viti 2022 ka qenë mjaft produktiv pë Albanin, ku ka sjellë një sërë projktesh të njëpasnjëshme.
Nëse hedhim një vështrim pas në kohë se kush e ka nisur vitin në klasifikimin e ”The Top List” do të zbulojmë se ’fati i mirë’ i ka ndjekur gjatë 12 muajve pasardhës. Jo më larg se në vitin 2022, ishte Ledri Vula ai i cili mbretëroi në javën e parë të janarit.
“Amerikana” hapi perden e 2022 duke sjellë mbarësi e sukses për artistin. Dhe madje kjo këngë ishte një ndër projektet më të mira të vitit në ”Top 100 Songs of Top Albania Radio”. Pra, tani na mbetet të presim vetëm më të mirën nga Albani.