Disa nga ne e kanë ëndërruar të vizitojnë New York-un të paktën njëherë, ndërsa disa të tjerë e kanë zgjedhur këtë vend jo vetëm për argëtim, por edhe për punë. Nuk po na kuptoni? Epo, duket se New York qenka një destinacion mjaft i pëlqyer nga artistët shqiptarë për të bërë videoklipet e tyre.

Si fillim ishte Alban Skënderaj ai i cili na surprizoi me projektin e tij “Spektatore”. Përveç se një këngë mjaft e suksesshme, videoklipi ishte gjithashtu shumë i veçantë. Albani zgjodhi pikërisht New York për ta realizuar këtë projekt dhe duket se bëri zgjedhjen më të mirë.

Këtë javë e kemi parë New York-un dhe në një tjetër projekt. Kënga e re e Elvana Gjatës e titulluar “Pow” kishte po këtë destinacion në fokus. Edhe Elvana erdhi me një videoklip mjaft të veçantë nga ky qytet.

Capital T nga ana tjetër e ka mjaft përzemër këtë qytet. Artisti publikon shpesh foto dhe video nga New York teksa shpesh është nëpër koncerte dhe ture në SHBA. New York-u paska diçka vërtet të veçantë që artistët tanë janë shumë të tërhequr pas tij.