Unikkatil ka bërë një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Pas rreth një viti mungese në treg, reperi i dashur i publikut shqiptar është rikthyer me dy projekte muzikore, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
“Ni Milion Rrugë” është shndërruar në këngën më të preferuar të javës, pasi falë votave të publikur, ky projekt muzikor ka zënë kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Edhe pse nuk ka një videoklip, votat e publikut e kanë ngjitur artistin me 29 pozicione, duke u renditur në vendin e parë dhe duke treguar qartë se muzika e vërtetë vlerësohet.
Ky super sukses ka ardhur vetëm pak ditë pasi Unikkatil ka çmendur Zvicrën me koncertin e tij, ku përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, publiku shihet të ketë krijuar një atmosferë të mrekullueshme, duke bërë reperin të përjetojë një emocion të veçantë.
Edhe pse i zhvendosur në Amerikë prej shumë vitesh, publiku shqiptar nuk ka harruar muzikën e artistit të preferuar, duke qënë të pranishëm në koncertin e një prej reperave më të mirë shqiptar.