Dj Geek ka qenë mjaft i angazhuar kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja me disa nga artistët më në zë. E duket se këto bashkëpunime kanë korrur mjaft sukses sidomos këtë javë.

Mund të themi se Top 10 i kësaj jave i përket Geek dhe projektit të tij më të ri me Semi, “Raptish x Tranquilo”. Teksa tani është bërë ‘e modës’ që të publikohen dy projekte në një, i tillë është dhe ky.

Duket se këtij trendi nuk kishte si t’i shpëtonte dhe Geek me Semin. E fundja sa mirë që ndodhi kështu. Si “Raptish” dhe”Tranquilo” kanë nga një të veçantë që i dallon nga njëra-tjetra dhe që është e pamundur që të mos të të pëlqejnë.

Megjithatë ky nuk është i vetmi projekt i Dj Geek në Top 10. Përveç “Raptish x Tranquilo” në vend të 10-të, ai ndodhet në klasifikim me “Ma shumë se ti” me Beatrix në vend të dytë.