Edhe kjo javë ka sjellë ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve në listë, nisur që nga kreu i listës.

Disa prej projekteve muzikore kanë marrë një mbështetje të madhe nga fansat, votat e të cilëve i kanë ngjitur sa më në majë të listës.

Po kush janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë?

Kënga që ka marrë më shumë vota, krahasuar me një javë më parë është “Maje” e Artës. Artistja, e cila ka bërë debutimin e saj në klasifikim javën e kaluar, ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, duke u ngjitur me 67 pozicione nga një javë më parë.

Kur jom i pit“, e cila i është shtuar klasifikimit rreth 12 javë më parë, është një tjetër këngë që është votuar shumë këtë javë. Falë votave të publikut, kënga e fundit e Semiautomatik është ngjitur me 26 pozicionone.

Anxhelina, e cila i është rikthyer fuqishëm muzikës, momentalisht po shijon frytet e punës së saj disavjecare. “No drama” është një ndër këngët që është votuar më shumë këtë javë, e cila është pozicionuar 19 vende më lart, krahasuar me nja javë më parë.

Surpriza e kësaj javë është padiskutim Nita, e cila ka arritur të futet në “Top 5” me këngën “Larg”. Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 19-të, kjo e javë e ka ngjitur me 15 pozicione.

Diona Fona është një tjetër artsite mjaft e votuar këtë javë, Kënga e saj, “Sheqer” është pritur mirë nga publiku, i cili falë votave, e ka ngjitur me 17 pozicione, duke e renditur në vendin e 16-të.