Kanë kaluar vetëm 6 javë që kur Semi dhe Dj Geek sollën jo një, por dy projekte njëkohësisht. Ende pa u ‘mërzitur’ me “Raptish x Tranquilo”, Semi na prezanton me këngën e tij të radhës.

“Euro” mban titullin kënga më e re e artistit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Semi ka arritur që të pozicionohet në vend të 99-të të listës, por që gjasat janë që të vazhdojë të rritet në javët në vazhdim.

Ka diçka tek këngët e Semit, mbase vibe-i që artisti përçon apo zëri i tij interesant, që të bëjnë ta dëgjosh e të kërkosh menjëherë hitin pasaardhës. E mesa duket Semi po e shfrytëzon këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne jemi gjithë sy e veshë për projektin e tij të radhës. E mesiguri do të jetë po aq ngacmues dhe unik siç tashmë jemi mësuar nga Semi.