Një nga reperat e “The Top List”, na ka surprizuar me një tjetër projekt të tijin të ri. Është fjala pikërisht për Semin, i cili ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Molotov”.

Vetëm pak kohë më parë Semi publikoi albumin e tij të përbërë prej pesë këngësh, “Shpata”, “Many men”, “Legend”, “99 probleme” dhe “Roulette”, e cila u votua për të qenë pjesë e “The Top List”. E duket se artisti nuk është mjaftuar vetëm me kaq.

“Molotov” është projekti i tij i fundit i cili i është bashkuar listës së 100 këngëve më të mira shqiptare të kësaj jave. Kjo këngë vjen si projekti i vetëm i rrymës ‘rap’ mes hyrjeve të tjera të reja.

Mesa duket Semi dallon në listën e hyrjeve të reja pikërisht për këtë fakt. E fundja nëse jeni lodhur nga baladat apo rryma pop, kaloni pak nga projekti i ri i artistit. “Molotov” e ka renditur Semin në vend të 49-të të “The Top List”.