Elai nuk ndalet këtë vit me publikimin e këngëve, të cilat janë kthyer menjëherë në një hit, edhe falë platformave të ndryshme sociale. Projekti i tij më i ri titullohet “Mu nda” dhe u bë dy javë më parë pjesë e “The Top List”.

Elai është kthyer shumë shpejt në një nga artistët më të dashur të tregut dhe padyshim që është ndër reperët më të talentuar. Ngritja e tij ka qenë befasuese dhe suksesi që ka korrur është patjetër i madh.

Nga ana tjetër kemi dhe Donald Veshaj. Një artist që duket se ka shumë talente, aktor, këngëtar, moderator dhe piktor.

Edhe pse ka kaluar pak kohë që kur Donaldi ka ardhur me një projekt të ri muzikor, ai ka qenë mjaft afër publikut me emisionin e tij dhe Romeos në Top Channel, “Më lër të flas”, që është në sezonin e dytë. Dhe po ashtu, Donaldi ka krijuar një impakt mjaft të mirë tek audienca, prej kohësh tanimë.

Të dy këta artistë të talentuar kanë arritur që të tërheqin zemrat e publikut dhe kanë ngjitur hapat drejt suksesit të madh. Duke marrë parasysh stilin e Elait dhe Donaldit, nuk do të ishte aspak keq që ata të vinin me një bashkëpunim. Shpresojmë që ta konsiderojnë këtë ide dhe parashikojmë se do të ishte ‘flakë’ fare!