Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri postoi një video të këngëtarit Alban Skënderaj dhe ndjekësit aluduan menjëherë se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor këtë verë. Dimrin që lamë pas ata publikuan bashkëpunimin e tyre të parë që pati shumë sukses dhe një projekt i dytë mes tyre do të ishte perfekte.

E mesa duket kështu do të ndodhë vërtet. Sezoni i verës do të jetë mjaft i nxehtë, pasi bashkëpunimi i radhës që i shtohet do të jetë pikërisht mes këtyre dy artistëve kaq të dashur, Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri.

Hiti i tyre “Copa Copa”, do të pasohet nga “E para/i pari”. Ata kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku kanë zbuluar një pjesë nga kënga që duket se do të jetë ritmike.

Krahas videos së postuar ku paralajmëruan fansat për projektin e tyre, ata bënë gjithashtu me dije se kënga do të publikohet më 13 Korrik në orën 18:00. Mezi po presim!