Motrat e talentuara, Nora dhe Era Istrefi, nuk kanë zhgënjyer aspak publikun shqiptar. Bashkëpunimi i tyre i parë muzikor ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë, duke u shpallur kënga që është ngjitur me më shumë pozicione se kushdo.
Falë votave të publikut, i cili duket se e ka pritur me padurim këtë bashkëpunim, kënga “Nuk e di” është ngjitur me plotë 80 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 17-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në klasifikim.
Ky projekt, i cili është prodhuar nga shtëpia diskografike amerikane “Ultra Music”, është shoqëruar edhe me një video mjaft interesante, ku të dyja motrat shfaqen në super formë fizike. Nga një sondazh i kryer në faqen zyrtare të “Top Awards” në “Instagram” ku publiku është pyetur se cila nga motrat dukej më seksi, votat kanë qënë: 62% për Erën dhe 38% për Norën.
Duke nisur nga votat e kësaj jave, publiku është i vendosur që këtë bashkëpunim të çojë sa më lartë klasifikimit. Se cili do të jetë arritja e radhës, pritet për t’u parë javën e ardhshme.