Një javë e ngarkuar kjo në “The Top List” për sa i përket hyrjes së arstistëve të rinj në listë. Jeni kuriozë për t’i njohur të gjithë ata?

Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si dhe disa artistë të tjerë. Kryesisht “2Farm” këndonte muzikë pop dhe hip-hop, e ka qenë një prej bandave muzikore më të preferuara në fund të viteve ’90 dhe fillim të ’00, si dhe kanë qenë grupi hit i TAR Records. Disa prej këngëve më të njohura të kësaj bande muzikore janë, “Tradhëtia”, “Shpirt pa jetë”, “Ushtari dhe Bajoneta”, “Dedikim”. Kënga e parë që ata publikuan pas rikthimit ishte pikërisht “Hero”.

Robb Daddy është një këngëtar dhe autor i njohur këngësh. Në fillim ai kishte qenë pjesë e një ndër label-ave më të njohura në Kosovë On Records, për 8 vite si autor këngësh, vija melodike dhe kompozime për artistë të ndryshëm.

Driton Berisha, apo i njohur ndryshe me emrin e tij të artit si XEX, ka lindur më datë 19.06.1992 në Winterberg, Gjermani. Artisti ka origjinën e tij nga Peja, Kosova. Fillimisht ai ka publikuar pesë këngë të rrymës Hip Hop në vitin 2008.

Nonejm është një artist i njohur i rrymës Hip Hop. Paraqitja e tij e parë ka qenë në fund të vitit 2016 ku që nga ajo kohë për 5 vite rresht mbeti enigmë e pazbuluar e skenës Hip Hop në Kosovë duke mos e zbuluar identitetin personal.

Romeo Veshaj lindi më 1 shtator 1995. Karrierën e tij e filloi që nga mosha 17-vjecare në emisionin e humorit “Portokalli”. Më pas mori pjesë në “Al Pazar” në vitin 2014. Sukseset e tij u rritën ne 2015 ku iu bashkua edhe i vëllai, Donald Veshaj.

Gent Disha është një nga këngëtarët e rinj i cili u lançua për herë të parë në festivalin e muzikës “Jeho”. Por hiti, kënga më e bukur, ishte ajo me titullin “Betohem”, një këngë e kompozuar dhe orkestuar nga Kledi Bahiti, duke bërë që të renditej eksluzivisht në vendin e parë.

Ketjona Pecnikaj është një artiste 26-vjeçare e lindur në Tropojë, por e rritur në Tiranë. Arsimin e mesëm e ka kryer në Liceun Artistik “Jordan Misja” për kanto. Më pas arsimin e lartë e kreu në Akademinë e Arteve për aktrim.