# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Ketjona Pecnikaj

Ketjona Pecnikaj është një artiste 26-vjeçare e lindur në Tropojë, por e rritur në Tiranë. Arsimin e mesëm e ka kryer në Liceun Artistik “Jordan Misja” për kanto.

Më pas arsimin e lartë e kreu në Akademinë e Arteve për aktrim. Ketjona është aktore në Teatrin Metropol prej 5 vitesh. Ajo numëron mbi 15 shfaqje në teatër në këto vite. Ketjona gjithashtu ka luajtuar rolin e një ndër protagonisteve në serialin hit të adoleshentëve, por jo vetëm, “Snob”.

NEWS

Njihuni me artistët e rinj të kësaj jave!

Një javë e ngarkuar kjo në “The Top List” për sa i përket hyrjes së arstistëve të rinj në listë. Jeni kuriozë për t’i njohur të gjithë ata? Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si...

Gent Disha dhe Ketjona Pecnikaj, dy protagonistët e serialit "Snob" e gjejnë kiminë edhe në muzikë!

“A mjaftojmë” është kënga e publikuar vetëm pak ditë më parë, e frymëzuar nga seriali i suksesshëm “Snob” i cili përfundoi sezonin e tij të parë në Top Channel. Protagonistët e kësaj kënge janë njëkohëshisht edhe dy nga personazhet kryesore që kemi parë në këtë serial, Gent Disha dhe Ketjona...