Gent Disha, një artisti i ri por shumë i talentuar, të cilin e kemi parë edhe si aktor, ka sjellë projektin e tij të dytë muzikor në “The Top List”, që mban titullin “Melodi”. Kujtojmë se artisti u bë për herë të parë pjesë e kësaj liste me bashkëpunimin e tij me Ketjona Pecnikaj.

Gent Disha është një nga këngëtarët e rinj i cili u lançua për herë të parë në festivalin e muzikës “Jeho”. Eksperiencë kjo që shërbeu si trampolinë për karrierën e tij muzikore.

Por hiti, kënga më e bukur, ishte ajo me titullin “Betohem”, një këngë e kompozuar dhe orkestuar nga Kledi Bahiti, duke bërë që të renditej eksluzivisht në vendin e parë. Në “The Top List” Genti erdhi për herë të parë me “A mjaftojmë”, së bashku me Ketjona Pecnikaj.

Kënga vjen e frymëzuar nga seriali i suksesshëm “Snob” i cili u shfaq në Top Channel. Protagonistët e kësaj kënge janë njëkohëshisht edhe dy nga personazhet kryesore që kemi parë në këtë serial.

Teksa “A mjaftojmë” ishte një baladë mjaft romantike, të kundërtën mund të themi për projektin e ri të Gentit, që ka hyrë këtë javë në listë. “Melodi” është një projekt më ritmik e madje duke Genti vjen edhe me rap këtu.

Nuk e dimë për ju, por ne na pëlqen kur shohim artistët tanë që eksperimentojnë në disa rryma muzikore. “Melodi” e ka pozicionuar Gent Dishën në vend të 82-të aktualisht.