# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Robb Daddy

Robb Daddy është një këngëtar dhe autor i njohur këngësh. Në fillim ai kishte qenë pjesë e një ndër label-ave më të njohura në Kosovë On Records, për 8 vite si autor këngësh, vija melodike dhe kompozime për artistë të ndryshëm.

Në vitin 2012 kishte marrë pjesë në Videofestin Muzikor, ky festival i çmimeve që mbahej çdo vit në Kosovë. Ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Zanfina Ismaili, Kida ,Benny Bee, Nasty D dhe me Adelina Berisha me këngën e njohur “Erën e saj” e cila tashmë mbanë 9 milion klikime.

Po ashtu  ka qenë në partnership nga 2018- 2019 me Genc Prelvukaj (Black Fish Ent.). Pas një pauze të gjatë, pasioni i tij për muzikën nuk është ndalur dhe ai  rikthehet me këngën “Sonte Funky” në bashkëpunim me Xex dhe Nonejm.

Një projekt muzikor që solli një stil të ri dhe më ndryshe në tregun tonë dhe se është pritur shumë mirë edhe nga publiku. “Sonte Funky” është shkruar dhe bërë vijat melodike nga vetë artistët.

NEWS

Robb Daddy flet për "Ndjenjë për ty" dhe projektin që pritet të sjellë së shpejti!

Robb Daddy është një artist i ri i tregut muzikor shqiptar, por mjaft i talentuar. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Ndjenjë për ty”, që këtë javë ka hyrë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare të “The Top List”, në...

E vetmja 'New Entry' e kësaj jave, Robb Daddy rikthehet në listë mbas një viti nga debutimi i tij!

Robb Daddy është artisti shqiptar, që vjen si prurje e re këtë javë. Së fundmi, ai ka sjellë projektin e tij më të ri, i cili titullohet “Ndjenjë për ty”. Stili i tij muzikor është shumë i veçantë dhe përfaqëson më së miri personalitetin e tij. Kryesisht, ai ndër vite...

Njihuni me artistët e rinj të kësaj jave!

Një javë e ngarkuar kjo në “The Top List” për sa i përket hyrjes së arstistëve të rinj në listë. Jeni kuriozë për t’i njohur të gjithë ata? Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si...

XEX dhe Robb Daddy zbulojnë gjithçka rreth këngës së re “Sonte Funky”!

Artistët e rinj e të talentuar XEX dhe Robb Daddy kanë qenë së fundmi në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio për të na folur më shumë rreth projektit të tyre të ri muzikor të titulluar “Sonte Funky”, që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”....