# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

XEX

Driton Berisha, apo i njohur ndryshe me emrin e tij të artit si XEX, ka lindur më datë 19.06.1992 në Winterberg, Gjermani. Artisti ka origjinën e tij nga Peja, Kosova. Fillimisht ai ka publikuar pesë këngë të rrymës Hip Hop në vitin 2008.

Prej këtij viti, nuk kanë munguar as koncertet lokale në Pejë dhe jashtë qytetit të Pejës. Nga ana profesionale ka filluar nga viti 2017, ku investimet kanë qenë më serioze, sidomos edhe angazhimi dhe dedikimi i tij ka qenë më serioz.

Në vitin 2018 XEX ka nënshkruar me një label nga Gjermania me të cilët ka punuar disa këngë. Pas bashkëpunimit 1-vjeçar ka pasur një pauz dy vjeçare në muzikë, deri në vitin 2021 ku u rikthye me këngën “BENZO X MA RAHAT” e realizuar tashmë nga vetë produksioni i krijuar nga ai “NAUTILUS ENTERTAINMENT”, që është me qendër në Prishtinë. Deri më tani janë realizuar pesë projekte të ndryshme, të cilat katër janë solo dhe e pesta është bashkëpunimi me Robb Daddy dhe Nonejm, “Sonte Funky”.

NEWS

Njihuni me artistët e rinj të kësaj jave!

Një javë e ngarkuar kjo në “The Top List” për sa i përket hyrjes së arstistëve të rinj në listë. Jeni kuriozë për t’i njohur të gjithë ata? Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si...

XEX dhe Robb Daddy zbulojnë gjithçka rreth këngës së re “Sonte Funky”!

Artistët e rinj e të talentuar XEX dhe Robb Daddy kanë qenë së fundmi në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio për të na folur më shumë rreth projektit të tyre të ri muzikor të titulluar “Sonte Funky”, që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”....