# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Gent Disha

Gent Disha është një nga këngëtarët e rinj i cili u lançua për herë të parë në festivalin e muzikës “Jeho”. Por hiti, kënga më e bukur, ishte ajo me titullin “Betohem”, një këngë e kompozuar dhe orkestuar nga Kledi Bahiti, duke bërë që të renditej eksluzivisht në vendin e parë.

Eksperiencë kjo që shërbeu si trampolinë për karrierën e tij muzikore. Gent Disha, ka përfunduar liceun artistik dhe aktualisht ndjek studimet në Universitetin e Arteve. Që në moshë të vogël ai u dallua për talentin e tij, zërin e bukur dhe mënyra se si arrinte të interpretonte vokale të ndryshme e përpos kësaj dhe këngë të ndryshme.

Ai ka provuar dhe karrierën si aktor duke luajtuar në serialin e famshëm hit për adoleshentët, “Snob”. Aty Genti luante në rolin e një prej protagonistëve. Pas përfundmit të xhirimit të serialit, ai së bashku me Ketjona Pecnikaj, një tjetër aktore e “Snob”, sollën këngën “A mjaftojmë”, e bazuar pikërisht në personazhet që ata luanin.

NEWS

Gent Disha rivjen në “The Top List” me “Melodi”!

Gent Disha, një artisti i ri por shumë i talentuar, të cilin e kemi parë edhe si aktor, ka sjellë projektin e tij të dytë muzikor në “The Top List”, që mban titullin “Melodi”. Kujtojmë se artisti u bë për herë të parë pjesë e kësaj liste me bashkëpunimin e...

Njihuni me artistët e rinj të kësaj jave!

Një javë e ngarkuar kjo në “The Top List” për sa i përket hyrjes së arstistëve të rinj në listë. Jeni kuriozë për t’i njohur të gjithë ata? Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si...

Gent Disha dhe Ketjona Pecnikaj, dy protagonistët e serialit "Snob" e gjejnë kiminë edhe në muzikë!

“A mjaftojmë” është kënga e publikuar vetëm pak ditë më parë, e frymëzuar nga seriali i suksesshëm “Snob” i cili përfundoi sezonin e tij të parë në Top Channel. Protagonistët e kësaj kënge janë njëkohëshisht edhe dy nga personazhet kryesore që kemi parë në këtë serial, Gent Disha dhe Ketjona...