Nonejm është një artist i njohur i rrymës Hip Hop. Paraqitja e tij e parë ka qenë në fund të vitit 2016 ku që nga ajo kohë për 5 vite rresht mbeti enigmë e pazbuluar e skenës Hip Hop në Kosovë duke mos e zbuluar identitetin personal.
Nga portalet shqiptare paraqitja e tij titullohej si Unikkatil Junior. Nonejm ka 5 Mixtapes të publikuara dhe numëron 6 videoklipe të publikuara. Një ndër bashkëpunimet e tij më të suksesshme ka qenë “Sonte Funky” me XEX dhe Rob Daddy. Nonejm vlerësohet si një prej hip-hop artistëve të rinj të skenës Mainstream me aftësitë e jashtëzakonshme të shkrimit në rrymën Hip-Hop.
Nonejm në të njëjtën kohë është edhe producent i tre rrymave të muzikës si ajo Pop, R&B, Hip Hop. Një prej thënieve të tij që ai vepron në krijimin e muzikës çdo herë është: “Gjenialiteti rrjedh prej çmendurisë”.