Kjo javë shënon plot 350 javë klasifikim i “The Top List” në Top Awards. Për 350 javë kemi ndjekur 100 këngët më të mira moderne shqiptare, hitet më të fundit dhe artistët më në zë.

Në gjithë këto javë, sigurisht që të shumtë kanë qenë ata artistë që kanë arritur të renditen në vend të parë të listës. Megjithatë, disa prej tyre, e kanë ‘rrëmbyer’ fronin më shpesh se sa disa të tjerë.

Ne kemi hedhur një vështrim në këto 350 javë se cili ka qendruar më gjatë në krye. Jeni kuriozë të mësoni se për cilët nga artistët e Top Awards po flasim? Ja se kush e mban Top 5..

1.Elvana Gjata (36 javë)

2.Ledri Vula (35 javë)

3.Capital T (34 javë)

4.Yll Limani (29 javë)

5.Alban Skënderaj (27 javë)