“Më lër të flas” ishte një nga programet më të ndjekura të Top Channel , i cili moderohej nga Romeo dhe Donald Veshaj dhe ka realizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e sezonit të ri televiziv, duke na treguar kështu pak detaje në lidhje me këtë emision.

Dhe ka ndodhur në fakt ajo që nuk pritej. Këtë herë binjakët nuk do të jenë së bashku, pasi ka qenë vetë Romeo që ka lajmëruar se do të jetë vetëm si moderator. Emisioni fillon nga data 24 Mars dhe do të jetë pranë ekranit tuaj çdo të premte.

Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor.

https://www.instagram.com/p/Cp5nv6XjJz7/

Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design.