Javën e kaluar një këngë mjaft interesante iu shtua klasifikimit të “Top Awards” pasi Buta, reperi i njohur, kishte vendosur të sillte pak “politikë” në “The Top List”, duke publikuar projektin me titull “Edi Rama”, e cila menjëherë u rendit në vendin e parë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Duket se publiku shqiptar është kaq shumë i interesuar ndaj politikës aq sa e mbështet atë edhe në projektet muzikore.

Por ky vit nuk është mbyllur me “Edi Ramën” por me një tjetër emër dhe është pikërisht “Anna”. Nora Istrefi ka bashuar fuqitë me Gjikon dhe kanë sjellë një projekt muzikor, i cili është shndërruar në këngën më të komentuar të momentit. Një pjesë e mirë e fansave përmendin faktin se kjo këngë iu sjell ndërmend tekstin e këngës së “Jolene” të Dolly Parton ndërsa një pjesë tjetër e komplimentojnë për historinë që kjo këngë përcjell.

Edhe pse për Dolly Parton kjo histori është e vërtetë, në fakt nuk dihet nëse edhe për Nora Istrefin kjo këngë ka lidhje përsonale.

Pavarësisht kritikava, “Anna” ia ka dalë të rrëmbejë vendin e parë të “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke zhvendosur “Edi Rama” të Butës në vendin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=yhIdBSOURgwhttps://www.youtube.com/watch?v=yhIdBSOURgw