Jo shumë ndryshime këtë javë të re në klasifikimin e “The Top List”. Kreu edhe këtë herë ka mbetur i njëjtë, por le të shohim se çfarë ka ndodhur në renditjen e Top 5.

Vendi i parë shkon sërish për Ledri Vulën dhe Elvana Gjata me “No Love”, për të tretën javë radhazi. Po ashtu edhe vendi i dytë nuk ka ndryshuar për të tretën javë rresht, me “Albania” nga Capital T.

Sa i përket vendit të tretë, renditet Fifi dhe Young Zerka me “Sajzezo”, me një vend më lart nga java e kaluar. Vendi i katërt shkon këtë javë për “Ding Ding” nga Geasy dhe Luiz Ejlli, me një vend më poshtë nga hera e kaluar.

Në vend të pestë kemi Rilind Alimanin dhe Agonin me “Fustanin që ta solla mbrëmë”, një ripunim mjaft interesant ky dhe shumë i pëlqyer, me tre vende më lart në pozicionim nga java që lamë pas. Le të presim dhe pak për të parë surprizat që do të na rezervojë klasifikimi i ardhshëm.