Ndryshe nga java e kaluar, vendi i parë nuk i përket më Yll Limanit. Edhe pse javën e kaluar mbante vendin e tretë, “Tela” e Kidës dhe Ermal Fejzullahut është rikthyer sërish në krye të klasifikimit pas katër javësh mungesë.

Pavarësisht se ka qënë gjithmonë pjesë e zonës së nxehtë, kjo është java e dytë që ky bashkëpunim qëndron në krye të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Në fakt pavarësisht se kemi ndryshime në zonën e nxehtë, këngët mbeten po ato, duke u rrotulluar rreth vetës.

Sikurse edhe javën e kaluar, bashkëpunimi i Elvana Gjatës dhe Capital T, “Fustani”, vazhdon të ketë mbështetjen e publikut shqiptar, duke qëndruar në vendin e dytë. Edhe pse për dy javë rresht ka mbajtur vendin e parë, ishte “Nuk po kalojka” e Yll Limanit, kënga që e mposhti nga kreu.

Nga ana tjetër, Yll Limani është zhvendosur në vendin e tretë këtë javë, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar. Edhe pse u shpall kënga më e dëgjuar dhe e votuar e javës, “Nuk po kalojka” këtë javë është zhvendosur nga bashkëpunimi i Kidës dhe Ermal Fejzullahut.